Deklarata e Berishës pas heshtjes së gjatë, Topalli: Është i shqetësuar

Shqipëria

Deklarata e Berishës pas heshtjes së gjatë, Topalli: Është i shqetësuar

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 18:42
Jozefina Topalli

Deputetja demokrate Jozefina Topalli komentoi në studion e gazetares Nisida Tufa edhe deklaratën e ish-kryetarit te PD Sali Berisha pas votimit per kryetarin e ri. Ai tha se gjithcka po zhvillohet sipas statutit, kur u pyet nese Basha duhet te jepte doreheqjen pas rezultatit te PD ne zgjedhjet e 25 qershorit.

Por Topalli tha se Berisha ne deklaraten e tij te bere sot ka treguar se eshte i shqetesuar.

“Ai është shprehur edhe sot. Unë e shoh të shqetësuar zotin Berisha, sot në deklaratën e tij shprehu shqetësim. Ato që e kanë krijuar PD, ato që e kanë drejtuar, por edhe cdo demokrat i thjeshtë që ka besuar të kjo forcë politike e dinë cfarë do të thotë kjo situatë për PD. I vetmi njeri që s’ka asnjë ndjesi njerëzore është Lulzim Basha.

Nuk arrin të gjesh një shpjegim si ka mundësi nuk arriti në 4 vite të bënte zgjedhjet në PD, pyetja e parë më elementare.

Sali Berisha me 230 mijë vota më shumë ka dhënë dorëheqjen pas dy mandatesh qeverisje, Basha në opozitë, me minus 230 mijë vota nuk jep dorëheqjen”, u shpreh Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat