Shkëlzen Berisha në selinë blu, për kë votoi djali i liderit historik të PD?

Shqipëria

Shkëlzen Berisha në selinë blu, për kë votoi djali i liderit historik të PD?

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 19:51
Sali dhe Shkelzen Berisha

Sali Berisha ka mbajtur me kast një qëndrim të paqartë publik, përsa i përket garës për kryetar në Partinë Demokratike.

Ai foli sot duke njohur përgjegjësinë e Lulzim Bashës për humbjen e PD, por nga ana tjetër ai tha se nuk ka asnjë detyrim statutor që ai të jepte dorëheqjen. Berisha foli për një rol përbashkues të kryetarit të ri.

Pak ditë më parë, rivali i Bashës Eduard Selami rrëfeu për një takim me Berishën ku e kishte pyetur nëse kishte Bashën të preferuar. Sipas Selamit, Berisha e kishte mohuara këtë dhe ishte shprehur se nuk ka asnjë të preferuar në garën për kreun e PD.

Djali i Berishës, Shkëlzen Berisha është një anëtar i vjetër i Partisë Demokratike. Ai është vënë mjaft herë në shenjestrën e sulmit politik nga rivalët e PS-së. As Xeni nuk ka mbajtur një qëndrim publik ‘pro’ Bashës apo Selamit, megjithatë ai ka ndarë në “Facebook” një status të kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi. Në këtë status, Këlliçi sulmonte “Neimin dhe marionetat e tij”, duke sulmuar kështu deputetin e ri Ervin Salianji. Sot, Shkëlzeni ka votuar në selinë e PD-së. Nuk dihet për kë ka votuar ai, por nëse ndan të njëjtin mendim me Këlliçin për drejtimin e PD, vështirë se vota e tij ka qenë për Lulzim Bashën /Gsh/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat