Rusja e masakruar në Ksamil, pushuesit të tmerruar: Kemi frikë për jetën

Shqipëria

Rusja e masakruar në Ksamil, pushuesit të tmerruar: Kemi frikë për jetën

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:33
Plazh Shqiperia

Pushuesit që kanë zgjedhur Ksamilin janë terrorizur nga ajo që kanë parë e dëgjuar dje, kur adoleshentja ruse, vetëm 15-vjeçare hyri të lahej në det, por doli e vdekur e masakruar.

Ndonëse policia deklaron se ngjarja e djeshme ka ndodhur në një distancë të largët nga deti, mjaft pushues, të terrorizuar nga ngjarja, u shprehën dje se situata në Ksamil është e frikshme, shkruan “Panorama”.

Sipas tyre, motorët e ujit qarkullojnë me shpejtësi skëterrë në një distancë më të afërt se 200 metra larg bregut, duke rrezikuar seriozisht jetën e qindra plazhistëve. Pavarësisht kësaj situate, ata thonë se askush nuk ndërhyn.

Pas dyshimeve se ngjarja e djeshme është shkaktuar nga një mjet detar, policia është duke verifikuar rastin dhe po verifikohen motorët dhe skafet.

Ndërkaq, mësohet se nëna e 15-vjeçares ndodhet ende në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën tragjikisht së bijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat