Mediu për zgjedhjet në PD: Pa dashur të hyj në polemika….

Shqipëria

Mediu për zgjedhjet në PD: Pa dashur të hyj në polemika….

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:52
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane dhe aleati i Lulzim Bashës< Fatmir Mediu ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”. Mediu ka shkruar status në lidhje me zgjedhjet në PD. Ai thotë se shpreson që nga zgjedhjet brenda-partiake, PD të mund të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. 

Statusi i Mediut:

Te dashur miq

Sot bëhen votimet në PD. Pa dashur të hyj në polemikat e PD-seë, por dhe si aleat i Partisë Demokratike do uroja që PD të jetë sa më e fortë dhe e bashkuar. Jo vetëm procesi i bashkimit dhe forcimit të PD-së si forca kryesore e opozitës, por dhe riorganizimi i të djathtës është vendimtar. Partitë tradicionale si Legaliteti dhe Balli Kombëtar (të dyja partitë) duhet të jenë pjesë e rëndësishme e këtij riorganizimi.

Të përndjekurit politikë dhe pronarët janë jo vetëm historia e të djathtës për të cilët duhet të krenohemi të gjithë, por dhe një forcë e jashtëzakonshme politike dhe elektorale, injorimi i të cilëve ka sjellë pasoja të mëdha në peshën politike të së djathtës. Marrëdhënia me ta duhet të ridimensionohet dhe ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe konkurrimit elektoral. Po ashtu njëherë e mirë profili ynë në mbështetje të biznesit duhet jo vetëm të shpjegohet si mundësia e vetme e zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe si një marrëdhënie e përditshme shumë solide që duhet të synojë në një angazhim të përditshëm për të fituar besimin dhe mbështetjen e tyre.

Rinia ka qene forca e të djathtës dhe luftëtarët e lirisë, pragmatizmi i se majtës duke i kushtëzuar të ardhmen e tyre me pushtetin dhe punën e shtetit ka krijuar dhe do krijojë një hendek të madh në demokracinë tonë të manipuluar nga etatizmi i së majtës, prandaj angazhimi i tyre si forcë lëvizjeje drejtuese dhe jo skalion mbështetës është domosdoshmëri. Pushtetit i marrë i se majtës që po shkatërron çdo vlerë tradicionale dhe konkurruese, me blerjen e votës, varfërinë dhe largimin masiv nga Shqipëria kërkon një gjykim dhe politikë krejt ndryshe të së djathtës. Rama po shkatërron çdo vlerë pozitive të shoqërisë sonë duke tentuar që korrupsionin e qeverisë dhe të majtës ta kthejë në një korrupsion të pranueshëm të shoqërisë.

E djathta duhet të jetë një strukturë politike dhe organizative vendimmarrëse ndoshta. Në një organizim federativ ku gjithë faktorët e saj të jenë pjesë e gjykimit dhe vendimmarrjes. E djathta është një mozaik vlerash që bazohet te liria dhe besimi, në lufte me pushtetin që kufizon lirinë dhe vendimmarrjen tonë

Miqësisht

Fatmir Mediu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat