Pas kuksianit, godet edhe vlonjati, ja çfarë bëri me portofolin plot me lekë që gjeti

Shqipëria

Pas kuksianit, godet edhe vlonjati, ja çfarë bëri me portofolin plot me lekë që gjeti

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:54
Ilustrim

Një roje i një kompanie private i punësuar pranë një banke ka bërë gjestin që jo shumë njerëz do ta bënin në ditët e sotme nëse do të gjenin një portofol me lekë.

Bëhet fjalë për Ferdinand Allushi është punonjës i kësaj kompanie në një prej bankave në qendër të qytetit të Vlorës, i cili gjatë kohës që ka qenë në detyrë ka gjetur një portofol femre të mbushur me para.

Allushi ka vendosur ta dorëzojë portofolin dhe gjithçka kishte brenda, ndërkohë që pronarja është e lutur t’i drejtohet bankës për të faktuar pronësinë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat