Situata nga zjarret, ministri Demiraj apel qytetarëve

Shqipëria

Situata nga zjarret, ministri Demiraj apel qytetarëve

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 21:56
Dritan Demiraj

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u ka bërë apel qytetarëve në të gjithë vendin për të ndihmuar në kontrollin e zjarreve.

“Të nderuar miq!

Zjarret në të gjithë Shqipërinë po shkatërrojnë shumë pyje dhe prona private. Ministria e Brendshme, emergjencat civile, shërbimet zjarrfikëse, forcat e armatosura, Viva Copter, pushteti lokal,  etj.  po punojnë me intensitet.

I bëj thirrje dhe banorëve që të kontribuojnë gjithashtu në lajmërimin, kontributin dhe vendosjen e zjarreve nën kontroll. Duhet që të gjithë së bashku të punojmë të shmangim dëmet njerëzore dhe materiale”, shkruan Demiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat