Ironia therëse e gazetarit për zgjedhjet në PD shkrin me lot drejtorin e Ramës

Shqipëria

Ironia therëse e gazetarit për zgjedhjet në PD shkrin me lot drejtorin e Ramës

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 22:15
Lulzim Basha

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një ironi therëse për zgjedhjet që u mbajtën këtë të shtunë për kryetarin e Partisë Demokratike.

Pasi kryetarit të Komisionit te Zgjedhjeve, Jemin Gjana mohoi që procesi të kishte parregullsi, kjo edhe pas denoncimeve nga kandidati Eduard Selami, Dervishi bën një status pikant në rrjetet sociale.

“Votova në katër qendra votimi dhe nuk pashë asnjë parregullsi", shkruan në Twitter Dervishi.

Image

Ironia e gazetarit nuk i ka shpërthyer as Drejtorit të Komunikimit të kryeministrit Endri Fuga, i cili e ka rishpërndarë statusin në profilin e tij duke vënë ikonën e të qeshurës me lot.

Image

Gjatë ditës së sotme pati akuza për votime familjare, votime të njerëzve pa dokumente identifikimi apo shifra fiktive të pjesëmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat