Elbasan, operacion i madh policor zbarkojnë forcat e Renea-s

Shqipëria

Elbasan, operacion i madh policor zbarkojnë forcat e Renea-s

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 23:19
Renea

Një operacion i madh policor po zhvillohet në këto orë të vona të natës në qytetin e Elbasanit.

Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën nga bashkia, si dhe rrugicat nga sporti vjetër.

Ende mbeten mister shkaqet e këtij aksioni. Disa godina janë të rrethuara.

Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar rreth këtij aksioni.

Por forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët shkruajnë mediat lokale.

Por ndërkohë mësohet se operacioni mund të ketë lidhje me ngjarjen e shënuar këtë pasdite në aksin Elbasan Xibrakë ku u dëgjuan disa të shtëna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat