Siguria - Shëngjini model për plazhet e tjera për motorët e ujit

Shqipëria

Siguria - Shëngjini model për plazhet e tjera për motorët e ujit

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 10:29
Plazhi

Plazhi i Shëngjinit mund të merret si një model i mirë për sa i përket lëvizjes së motorëve të ujit në këtë sezon turistik.

Të gjitha mjetet lundruese të destinuara për argëtimin e pushuesve lëvizin apo edhe qëndrojnë në vendet e përcaktuara nga pushteti vendor. Vetë pushuesit thonë se të paktën këtë vit kjo problematikë e vërejtur sezonet e kaluara, ka marrë tashmë një zgjidhje.

Pushues: Nuk kanë ardhur shumë afër. I shohim larg.

Edhe pse rregullat deri tani janë respektuar kreu i njësisë administrative në Shëngjin thotë se në bashkëpunim edhe me policinë kufitare do të ketë një monitorim të vazhdueshëm të motorëve të ujit gjatë gjithë sezonit turistik.

Tonin Uldedaj, kreu i njësisë administrative Shëngjin: Bashkia Lezhë ka përcaktuar vend bazimet, të cilat janë verifikuar ata që kanë plotësuar kushtet. Kemi qenë shumë të saktë në përcaktimet e tyre. Kemi marrë kontakt edhe me Policinë Kufitare të Shëngjinit. Për hir të fatit nuk kemi patur probleme, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të jemi korrekt në ato që kemi përcaktuar si vendbanime.

Lëvizja e motorëve të ujit ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm çdo vit në bregdetin e Shëngjinit, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Vetëm dy ditë më parë një 15 vjeçare ruse gjeti vdekjen në plazhin e Sarandës si pasojë e  përplasjes nga një motoskaf, drejtuesi i të cilës është ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat