Fitorja e Bashës, reagon Topalli: Kali i Trojës në krye të PD

Shqipëria

Fitorja e Bashës, reagon Topalli: Kali i Trojës në krye të PD

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 10:59
Jozefina Topalli

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka reaguar pas fitores së Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD.

Në një status në Facebook, Topalli shkruan se kutitë e votimit u mbushën pasi demokratët refuzuan Lulzim Bashën.

“Kali i Trojes në krye të PD dhe lufta e tij për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan me përçmim”, shkruan Topalli në Facebook.

Lulzim Basha u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e djeshme, duke fituar me diferencë të thellë ndaj rivalit Eduard Selami. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat