Shqipëria kthehet me një medalje bronzi nga Olimpiada Botërore e Matematikës

Shqipëria

Shqipëria kthehet me një medalje bronzi nga Olimpiada Botërore e Matematikës

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:29
Olimpiada

Shqipëria vjen me një medalje bronzi dhe pesë nderi nga Olimpiada Botërore e Matematikës në Rio De Janero të Brazilit.

Nxënësi nga gjimnazi publik “Petro Nini Luarasi”, Lorenc Bushi ka fituar medaljen e Bronzit në radhët e shqiptarëve duke marrë në total 17 nga 42 pike maksimumi i të gjitha testeve. Ai u rendit i 188-ti nga 615 kandidatë prej 111 vendeve të botës.

Ndërkohë talentet e tjerë shqiptarë:  Rei Dunja (13 pikë), Igli Mlloja (12 pikë), Eglis Balani (9 pikë) dhe Safet Hoxha e Seli Lulaj me respektivisht nga 8 pikë, kanë marrë medalje nderi. Në total kokurrentët shqiptarë kanë grumbulluar 76 pikë.

Shteti me performancën më të mirë në total ka dalë Koreja e Jugut me gjashtë medalje ari, e ndjekur nga Kina, Vietnami, SHBA dhe Irani.

Ndërkohë rezultatin më të mirë e ka shënuar Vietnamezi H?u Qu?c Huy Hoàng me 100% të pikëve të marra në Botërorin e Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat