Skema e re e qeverisë/ 10 ministrat dhe mega-ministritë e reja të kabinetit Rama?

Shqipëria

Skema e re e qeverisë/ 10 ministrat dhe mega-ministritë e reja të kabinetit Rama?

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:35
Kryeministri Edi Rama

Kjo është skema më e fundit organizative që del nga zyrat e qeverisë, nga një grup pune që po punon për ristrukturimin e kabinetit.Sipas mediave shqiptare, duket se kjo është vetëm një platformë paraprake por kryeministri ka kërkuar që të shkurtojë sa më shumë numrin e kabinetit që do të drejtojë.

Kështu, nga telefonatat që bënte me 20 ministra, ai do të ketë në celularin e tij vetëm 10 numra telefoni të ministrave që do të jenë në kabinet.

Pritet që skema e re organizative e qeverisë të hajë debat, sepse do të duhet ndryshimi I një varg ligjeve dhe kushtetutës për shkak të skemës së re. Adaptimi në cdo rast I legjislacionit, nëse do të pranohet ky variant do të shkaktojë më shumë punë për parlamentin dhe kryetarin e ri të saj që sipas gjithë deklaratave të deritanishme, do të jetë Gramoz Ruci.

E megjithatë, pritet të krijohen megaministritë, për të cilat, që tani është menduar nga një emër. Edi Rama ka vendosur të mbajë edhe një zëvendëskryeministër.

Ja si mendohet skema e re e qeverisë:

Kryeministri

Zv/kryeministri

Ministria e Jashtme dhe Integrimit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Brendshme dhe decentralizimit

Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit

Ministria e Energjetikës

Ministria e Financave, ekonomisë dhe turizmit

Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve

Ministria e Transporteve, Zhvillimit urban dhe Inovacionit

Ministria e Shëndetësisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat