Kontroll nëpër qeli në Shqipëri, sekuestrohen thika dhe celularë

Shqipëria

Kontroll nëpër qeli në Shqipëri, sekuestrohen thika dhe celularë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 16:15
Ilustrim

Një kontroll blic është ushtruar nëpër qelitë e disa burgjeve në Shqipëri, ku janë gjetur shumë sende të ndaluara.

Burime nga drejtoria e Burgjeve janë shprehur se aksioni i kontrollit është zhvilluar në burgun e Lezhës dhe Lushnjes.

Në këto burgje janë gjetur 10 thika dhe 15 telefona, si dhe pije të shumta alkoolike.

Menjëherë pas këtyre kontrolleve është vendosur edhe pezullimi i dy shefave të sigurisë në këto dy burgje, ndërsa kanë nisur hetimet.

Kontrolle do të bëhen edhe në burgjet e tjera të vendit. Ky operacion blic vjen fill pas marrjes së detyrës së drejtorit të ri të burgjeve, Arben Çuko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat