Erion Veliaj nuk tërhiqet: Do të rrisim çmimin e ujit në Tiranë

Shqipëria

Erion Veliaj nuk tërhiqet: Do të rrisim çmimin e ujit në Tiranë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 10:20
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja për rritje të çmimit të ujit në Tiranë.

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24” ai foli për tarifat e reja, që tashmë Bashkia ia ka propozuar Këshillit Bashkiak. E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën.

“Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”,- sqaroi ai.

Veliaj shtoi më tej se, të gjithë konsumatorët e kryeqytetit do të paguajnë më pak se sa kostoja e një gazete. “Nuk po shkojmë tek mesatarja e Shqipërisë, as tek Durrësi e Korça, por tek Kamza”, shtoi Veliaj.

Sipas propozimit të Bashkisë, çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat