Data që bashkon Metën me Berishën, LSI vazhdon sulmin mbi Ramën

Shqipëria

Data që bashkon Metën me Berishën, LSI vazhdon sulmin mbi Ramën

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 11:15
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Ilir Meta pritet të betohet sot si president i ri i Shqipërisë.

Pas shumë vitesh, Shqipëria do të ketë më në fund një figurë të fortë politike në krye të shtetit, shkruante para ca ditësh analisti Ervis Iljazaj.

Por nuk është vetëm kjo që e lidh Ilir Metën me Sali Berishën.

Për koincidencë, 20 vjet më parë, pikërisht më 24 korrik 1997, Presidenti Sali Berisha, dha dorëheqjen nga posti i tij.

Me një deklaratë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, më 24 korrik 1997, Presidenti Sali Berisha dha dorëheqjen nga posti i tij. Ishte mandati i dytë i Berishës, të cilin e mori në 2 mars, në fillim të trazirave të marsit që solli rebelimi nga rënia e firmave piramidale.

Po atë ditë, Kuvendi Popullor, hoqi gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur më 2 mars 1997 dhe kryetar i Kuvendit, u zgjodh Skënder Gjinushi.

Ndërkohë edhe sot LSI ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, pavarësisht se para pak ditësh kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi në takimin e forumeve të të rinjve të LSI dhe PS se ata mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama për gjendjen e krijuar në vend.

Sipas tij, vendi po digjet nga zjarri, pushuesit po mbyten, ndërsa kryeministri bën llogje nëpër dëgjesa.

“Shqipëria digjet në dhjetëra vatra zjarri në të gjithë vendin.

Mijëra turistë pa drita në plazhet e Shqipërisë.

Mbyten pushues shqiptarë e të huaj përditë.

Kryeministri bën llogje nëpër dëgjesa, shkurt, Shqipëria digjet e kryeministri krihet…”, shkruan Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat