Shqipëria arrin Europën për nivelin e obezitetit tek fëmijët!!!

Shqipëria

Shqipëria arrin Europën për nivelin e obezitetit tek fëmijët!!!

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 11:21
Ilustrim

Autoritet shqiptare të shëndetit publik ushtruan një sondazh në lidhje me fenomenin e obezitetit ndër fëmijë ku gjetën se 21.7 për qind e fëmijëve të matur ishin mbi peshë.

Megjithëse fenomeni ka pësuar një rënie të lehtë në krahasim me matjet paraardhëse të vitit 2013 shihet se obeziteti ndër fëmijë shqiptarë ka arritur nivelet europiane.

Nga rezultatet përfundimtare të këtij raundi 21.7% e fëmijëve të matur rezultoi mbipeshë (përfshirë edhe obezitetin) prej të cilëve 9.2% e tyre ishin obezë.

E krahasuar me situatën e paraqitur në studimin e vitit 2013 rezultati më i rëndësishëm i këtij studimi ishte tendenca e uljes së mbipeshës (përfshirë edhe obezitetin) nga 22.4% ne 21.7%, si dhe rritja e numrit të fëmijëve obezë (9.2%) krahasuar me të dhënat e vitit 2013 (7.9%).

Gjendja nutricionale e fëmijëve sipas gjinisë edhe në këtë raund ka ruajtur të njëjtin trend përsa i përket numrit më të madh të fëmijëve mbipeshë ose obezë mes meshkujve në raport me femrat.

Image

Të dhënat e fundit në nivel evropian të raportuara nga OBSH-ja për fëmijët e moshës 6-9 vjeç treguan se prevalenca e mbipeshës), shkonte nga 18% në 57% mes djemve dhe nga 18% në 50% mes vajzave; ku 6-31% e djemve dhe 5-21% e vajzave qenë obeze.
Kështu shpërndarja gjinore e mbipeshës dhe obezitetit mes fëmijëve tanë dhe atyre europiane është e ngjashme.

Në vendet e Evropës Jugore rezultuan të kishin mbizotërimin më të lartë mbipeshës. ishte vënë re një rënie domethënëse e përhapjes së mbipeshës në itali, Portugali dhe Slloveni dhe rritjen e konsiderueshme në Letoni dhe Norvegji.

Një tendencë të tillë shprehin edhe të dhënat e dy studimeve tona por me një korrelacion jo domethënës. 

Ndonëse konsumi i përditshëm i mëngjesit është pjesë e një dietë të shëndetshme dhe kontribuon në cilësinë dhe sasinë e marrjes ditore dietike të një individi, të dhënat e këtij studim, sikurse ai i vitit 2013, paraqiten të njëjtën situatë të kapërcimit të këtij vakti të rëndësishëm (në 28.5% të fëmijëve, sipas vet raportimit të tyre dhe 24.8% sipas raportimit të prindërve të tyre).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat