Policë me kallash në rrugë, kontrolle të befasishme, çfarë ndodhi mbrëmë në Velipojë?

Shqipëria

Policë me kallash në rrugë, kontrolle të befasishme, çfarë ndodhi mbrëmë në Velipojë?

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 12:02
Pamje nga aksioni

Posta e policisë së Velipojës nën drejtimin e shefit të ri të sapoemëruar Behar Hyka ka zhvilluar një aksion në plazhin e Velipojës.

Fillimisht janë kontrolluar të gjitha lokalet e natës duke bërë që muzika të mbyllet ne orën 23:00 për të siguruar qetësi për pushuesit e shumtë.

Shefi i ri Behar Hyka tha se është i vendosur për të mos lejuar që lokalet të tejkalojnë orën 23:00. Vetëm të premten dhe të shtunën muzika lejohet deri në orën 24:00. Më tej një postbllok me policinë rrugore, agjentet e antikrimit dhe grupin e FNSH kanë zhvilluar një kontroll për të gjitha mjetet që lëvizin nga Shkodra drejt Velipojës apo anasjelltas, raporton “Shkodra News”.

Shefi Hyka u shpreh se në fokus janë xhamat e errët që nuk lejohen, armëmbajtja pa leje, shpejtësia e tejkaluar apo edhe përdorimi i pijeve alkoolike.

Të gjithë shkelësit do të ndëshkohen në mënyrë që qytetarët dhe turistët të jenë sa më të sigurte. Këto kontrolle do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat