"I shkatërrova jetën motrës!" Sot përjetoi tragjedi, familja Metallari në gusht kishte dasëm

Shqipëria

"I shkatërrova jetën motrës!" Sot përjetoi tragjedi, familja Metallari në gusht kishte dasëm

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:01
Myftar Metallari i kërkonte të birit të ndërtonte një mur përreth shtëpisë, por ky nuk kishte pranuar.

Një krim në familje përgjaki dyert e familjes Metallari në Bathore, periferi të Tiranës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, efektivi i policisë Myftari 62-vjeçar dhe u plagos gruaja e tij 47-vjeçare.

Djali i vetëm i familjes, 21-vjeçari Mirald Metallari mori armën e shërbimit të babait dhe në një moment gjaknxehtësie për një konflikt të castit që policia e cilëson për motive banale, ka qëlluar ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Për të shuar gjakrat mes tyre ka ndërhyrë nëna e Miraldit, N.Metallati, por edhe ajo ka marrë plumb duke mbetur e plagosur. Këtu, duket se djali 21-vjeçar ka kuptuar pasojat e veprimit të tij, dhe se nuk ka dashur në asnjë mënyrë të qëllojë nënën e tij.  Ka marrë makinën dhe e ka trnasportuar atë në spital, e cila tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Djali ka rënë në prangat e policisë dhe ka nisur të rrëfejë krimin, edhe pse dëshmia e tij është vështirë të merret për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

I riu kishte qenë në Gjermani, dhe prej 6 muajsh ishte rikthyer në banesën e prindërve të tij në Bathore, por situata e tij nga ana e shëndetit mendor nuk ishte e qëndrueshme. Sipas dëshmive të familjarëve të tij që jetonin pranë ndërtesës 1-katëshe të familjes Metallari, Miraldi kishte filluar të shfaqte shenja të depresionit. 

Edhe në dëshminë e tij paraprake në polici, 21-vjeçari ka thënë se sherri ka nisur për një mur betoni. Myftar Metallari i kërkonte të birit të ndërtonte një mur përreth shtëpisë, por ky nuk kishte pranuar.

Familja ishte laguar nga Kukësi prej nga ishte me origjinë, dhe kishin ndërtuar banesën e tyre në Bathore. Nëna shtëpiake, ku kujdesej për shtëpinë dhe e kalonte kohën duke u kujdesur për perimet e mbjella në oborrin e banesës. I ndjeri, Myftar Metallari prej vitesh efektiv policie, së fundi ishte punonjës rendi në komisariatin numër 5, në Kamëz. 

I penduar, mes lotësh dhe në shok për tragjedinë që i shkaktoi familjes, djali është shprehur në polici se ndidhet i shkatërruar që i ka prishur ditën më të lumtur motrës së tij, e cila në mes të gushtit do të martohej.

Policia u njoftua për ngjarjen e rëndë përmes një telefonate në numrin e Emergjencave 112, ku mbe këqyrjen në banesë gjeti 5 gëzhoja dhe pistoletën e krimit, TT model 56. Djali u arrestua nga Policia e Tiranës kur po transportonte nënën për në spital.  21-vjeçari Mirald Metallari do të përballet me akuzën "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. 

Nga përgatitjet për gëzimin më të madh në jetën e vajzës së tyre, tashmë familja Metallari do të hapë dyert e mortit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat