Media gjermane: Largoni paragjykimet ndaj Shqipërisë dhe vizitoni këto pesë vende

Shqipëria

Media gjermane: Largoni paragjykimet ndaj Shqipërisë dhe vizitoni këto pesë vende

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 korrik 2017 Në ora: 15:13
Shqipëria

Grupi i medias së njohur në gjuhën gjermane “bento.de” ka vizituar për tre ditë radhazi shtetin shqiptar, ku ka mbetur e impresionuar me rrugët e saj të krahasueshme me Europëm, respektin ndaj të huajve dhe se krimi i vogël është problem si në shumë vende tjerë europiane, njofton “Bota sot”.

Nga veriu në jug ajo fton të gjithë dashamirët e turizmit që në Shqipëri të vizitojnë Kepin e Rodonit, ku janë gjurmët e kalasë së Skëndërbeut dhe bunkerët e komunizmit; Tiranën, kryeqytetin e vendit ku duhet të vizitohet mozaiku pranë Muzeut Kombëtar; Parku Nacional Llogara ku deti prek majat e maleve mbi lartësitë 2000 metra; Plazhet e Jugut ku mes tjerash përmendet edhe Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo dhe në fund Syri i Kaltër i njohur për botën e kafshëve të egra dhe bukurisë së burimit të lumit ndodhur mes Sarandës dhe Gjirokastrës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat