Tre deputetë vizitë në spital ministrit të aksidentuar në Maqedoni

Shqipëria

Tre deputetë vizitë në spital ministrit të aksidentuar në Maqedoni

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 16:02
Gramoz Ruçi, Taulant Balla dhe Aqif Rakipi

Tre deputetët, Gramoz Ruçi, Taulant Balla e Aqif Rakipi janë parë të hyjnë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku po merr trajtim ish-ministri i FInancave Arben Ahmetaj, i aksidentuar disa ditë më parë me makinë në Maqedoni.

Newsbomb.al mëson se ish-ministri ika pësuar fraktura të shumta si pasojë e aksidentit në Maqedoni dhe i është nënshtruar një operacioni të realizuar nga një ortoped italian i ardhur posaçërisht për operacionin e Ahmetajt.

Sakaq, newsbomb.al mëson se në aksidentin në Maqedoni, ish-ministri shoqërohej nga Nard Mena, biznesmeni i njohur, njëherazi drejtor i investimeve në OSSHEE dhe kunat me Arben Ahmetajn.

Mesa duket, gjendja shëndetësore e ish-ministrit është ende delikate dhe kërkon kurimin e specializuar në spitalin privat, një kurim që mesa duket, shëndetësia publike e reklamuar aq shumë nga Rama, nuk ia ofron dot. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat