Shqipëri : “Jo vetëm të rinjtë dhe adoleshentët konsumatorë të drogës, por perdorimi i droges ka arritur deri te fëmijët e shkollave nëntëvjeçare"

Shqipëria

Shqipëri : “Jo vetëm të rinjtë dhe adoleshentët konsumatorë të drogës, por perdorimi i droges ka arritur deri te fëmijët e shkollave nëntëvjeçare"

Nga: Beqir Sina - Nju Jork Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:25
ilustrim

TIRANE : Megjithse, është nji nga fenomentet më shqetësusese të shoqërisë së sotme, është për të ardhur keq se fenomeni me narkotikët, nxënësit ( deri 10-12 vjeç )dhe adoleshentët, i cili është në majë të Aicebergut, në Shqipëri, tregon se ketu nuk ka aspak fare një luftë serioze dhe nuk është marrë asnjë mas asnjëher seriozisht.
Qeveria e Ramës është "Qeveria e propogandës" dhe Qeveri e fushatave elektorale.....

Keni parasyshe se si u fituan zgjedhjet - mbas nje fushate ku i gjithe vendi u mbush me canabis stativa - Mariuana . 
Mirepo, ku shkoi gjithe ai prodhim, dhe ku do te shkoi eshte ne pyetje, kur lajmet tregojne se me tonelata po nisen ne tregun e huaj nepermejt Greqise dhe Italise ne brigjet italiane.

Cka do te thote se  tani mbasi perfunduan zgjedhjet, dhe tregu i brendshem, konsumimi i brendeshem ne Shqiperi, i Canabis stativa - Mariuanes, sidomos ne te gjithe zonen ne  plazhet e Jonit dhe Adriakut, nuk po ia arrin fitimin me te cilin ky treg gjene ne Itali apo ne Greqi ku nje kilogram kushton gati dy dhe trefishin e cmimit te tregut te droges ne Shqiperi

Ky fakt ngelet te besohet, po qe se kemi parasyshë atë se shteti, policia dhe axhensitë e luftës kundra drogës, e lëndëve narkotike,  dhe  e gjithë shoqëria në Shqipëri, shtypi dhe analistët pro qeverise , tani mbasi perfunduan zgjedhjet dhe Edi Rama i fitoje ato aq sa dhe ai vuri "bastin" me 74 perqind, duket se jane me të vërtet të  shqetësuar. 
 Shqipëria, natyrisht që nuk do të ishte kjo e Hashashit.....nese Qeveria - Edi Rama para zgjedhjeve pra vitin e kaluar nuk do ta kishte ber gjithe harten e Shqiperise "jeshile" , gjithe Mariuana - Canabis Stativa.

Por, sot eshte teper vone qe Shqiperia te dale nga ajo harte, mbasi kemi te bejme me nji fenomen ,- që ka kapur deri fëmijët e vegjël, madje nxënësit deri 10-12 vjeç dhe adoleshentët, ka kapur te gjithe rinine e cila eshte e shthurur nga droga ne plazhet e jonit e Adriatikut, ku era e Hashashit "kundermon"neper klube nate dhe plazhet e bregdetit shqiptar..

Pra kjo do të ishte alarmante për çdo vend të botës, vend normal, perfshire edhe vet  ato vende që na i mësuan këto fenomene dhe jo më Shqipëria - nuk do të ishte perjashtim.i kësaj të keqe të madhe të shoqërisë- që sjell shthurje, degjenerim dhe krimin qe e degjon per cdo dite ne lajmet e televizioneve shqiptare.
Kjo çka ndodh sot në Shqipëri, me fenomenin drogë dhe lëndë narkotike, është fatkeqësisht për mendimin tim, shumë më keq se kaq - që e trajtojnë ose e shprehin shoqatat dhe organizatat që merren me statistikat, por nuk merren me problemin.

Sepse, qeveria Rama me propogandë po e fsheh të vërtetën.

Sipas , statistikave zyrtare në Shqipëri , thuhet se aktualisht numërohen rreth 30-40 mijë përdorues droge, ndërkohë, që vetëm 7-8 mijë prej tyre, konsiderohen si konsumatore të rregullt. 

Statistikat e fundit të ISHP-së variojnë nga 30-40 mijë, por disa burime të tjera, fatkeqësisht thuhet se është një numër pak i “fryrë”, mbasi sipas tyre( për ta zbutur pak problemin - dhe për të mos përhapur panik ) simbas tyre thuhet se këtu bëhet fjalë për persona që mund të kenë deklaruar se kanë perdorur një herë drogë të lehtë. 
Por, nëse nuk do ta kisha vizituar 3 herë brenda vitit Shqipërin, jo vetëm që nuk kisha të drejt të flisja apo shkruaja,  por as që do të isha i besuar dhe nuk do të lodhesha për të bërë një shkrim të till.

Andaj pyeta :"Si ka mundësi të ketë një përhapje kaq të madhe - Kanabis Stativa - Marijuana në Shqipëri ? pyeta shumë përdorues dhe disa trafikantë të këtyre lëndëve në Tiranë, Durres,  Përmet, Sarandë,  Shkoder, Lezhe,dhe Vlorë, që pa gjë të keqe flisnin "serbes - serbes".

Përgjigjëja, ishte e njëjtë pa asnjë dilem: “ Shteti, Policia , Edi Rama , ndërsa bënë gjate mndatit te pare spektakël se kemi korruar dhe asgjesuar kaq bimë, kemi kapuar kaq kilogram - kuintal apo ton - lëndësh narkotike, sa në një qark në një tjetër, dhe bënë spektakëlin me te madh para ndërkombëtarve , njerëzit e lidhur me krimin kan favorizuar rrugën shitjes dhe përdorimit të brendëshëm me të njëjtin çmim me jashtë ndoshta pak më lirë”.
 
Vetë Qeveria Rama ka pranuar se në sezionin e vjeljes së prodhimit, kan qenë parcela të tëra në të gjithë territorin e Shqipërisë me Hashash, po ashtu dhe axhensitë ndërkombëtare të luftës kundra drgoës dhe lëndëve narkotike, kan sygjeruar se në Shqipëri - këtë vit, ka pasur një “fushat" të mbarë - korrje dhe përpunimi të Marujanës.
Mirëpo, tani që zgjedhjet perfunduan dhe Rama i fitoi 74 deputet , per te vendosur nje "regjim" autokrat, Rama,  thotë me të madhe se ka vendosur nje kontroll te plot mbi territorin, per te mos lejuar as edhe nje parcel me droge ne Shqiperi, dhe se ai i ka mbyllyr kufinjët e trafikimit të këtyre lëndëve, me shtetet fqinjë thonë se i kan rritur masat - në pyetje është se, : “ Si e justifikon Rama sasine e madhe te kapur ne Permet, te kapur ne Fushe Kruje, apo ate te kapur ne Greqi dhe bregdetin italian - nga doli droga dhe lëndët narkotike në Shqipëri brenda disa muajave sapo Rama fitoi zgjedhjet?”.

Marijuana dhe heroina sa pashë unë, gjatë vizitës sime,  ishin drogat më të përdorura mes të rinjve, sidomos  në klubet e natës dhe në mes të ditës në Tiranë te Blloku. Aty ishte bërë si një lagje e Nju Jorkut - Harlemi ose aeroporti dhe porti i njohur Newark ne New Jersey ne SHBA. 

Në Tiranë, mësova se kohët e fundit ka filluar të përdoret edhe një lloj tjetër droge, që është e përhapur shumë në SHBA,  Angli dhe Gjermani ekstazi ecstasy, të cilën sapo u ula në një klub dy persona që mu hoqën si “host” dhe as  si njihja fare, mu afruan me shumë xhentiles për të mësuar se nga vija……... !

Por, shumë e përhapur në të gjithë Shqipërinë, eshte Marijuana - ose Kanabis Stativa - Hashashi . Kanabisi keto jan problemi më i madh i sotëm në të gjitha qytetet të mëdha, si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Fieri, Elbasani, Lushnja, Berati, Saranda, Gjirokastra, Lezha e tjera. 

Shkova një ditë të viztojë, shkollën ku kam marrë mësimet e para, në Savër - Lushnje, por me të vërtet u shokova, se “Jo vetëm me të rinjtë dhe adoleshentët e Savrës, që ishin të ardhur dhe konsumatorë të drogës, por perdorimi i droges kishte arritur deri te fëmijët e shkollave nëntëvjeçare…….

Mbrapa shkollës gjeta katër fëmijë të moshës 10 deri në 13 vjeç - që po pinin nga një cigare me të dredhur. Ishte nga ato cigaret  të holla dhe të mbushur me hashash, dhe i thinin të katër me rradhë. U afrova dhe mbasi u pershendeta me ta duke u treguar dhe pak i kujdesshëm se nga përvoja këtu në Amerikë e di që janë agresivë, u them a mundet të ju jap 5000 lek të reja, (përafërsisht 5 dollar), se jam emigrant dhe kam banura këtu.

Sa të mbyllësh dhe të hapësh syt, fëmijët ikën me vrap dhe erdhën duke më faleminderuar “Xhaxhi je i madh - qenke shpirt njeriu” tha njëri prej tyre dhe nisi të dredh cigaren në sy tim, megjithë qortimin tim se e keni shumë gabim……fëmijë....

“Fajin me tha njëri prej tyre, që nuk desh ta fotografoja dhe të mos jap emrat e tyre, e ka Qeveria, Edi Rama,  sepse, nuk kemi as kushtete minimale për tu rritur si gjthë fëmijët e botës. Ne fëmijëve të fshatrave na mungojn edhe fusha e sportit, dhe lërë madje lojrat elektronike, ose bibloteka , e çfarë tjetër……”

Pra është ky fenomen vrastar i cili dita-ditës në Shqipëri, po shtrin rrënjët edhe në bankat e shkollës. Të konsideruara si vende të edukimit e shkollimit institucionet arsimore po shfrytëzohen si vendet më të favorizuara të shpërndarësve të drogave. 

Statistikat tregojnë se Hashashi në Shqipëri, merret me qese dhe kushton 500 lekë të reja një qese, në qytet dhe 400 lekë, në zonat rurale. Të njëjtën vlerë, ka edhe e kuqja që merret me hundë, thotë nje adoleshent shpërndareës droge në oborret e shkollave të Tiranës. 

Por, ndonëse fenomeni është i përhapur gjerësisht në shkollat e mesme përdorimi i drogës ka arritur deri te fëmijët e shkollave nëntëvjeçare. Ka dhe djem të vegjël që e pinë të kuqen edhe pse janë në 9-vjeçare. Madje ka edhe vajza të reja që e konsumojnë atë. Zakonisht ato i fshehin në vende imtime, por edhe në vende  qe nuk kontrollohen si sutjenat, çorape apo te mëngët e xhupat e “çarë”. 

Statistikat në Shqipëri, flasin për një numër në rritje të trafikantëve dhe përdoruesve (drug diler and drug user) të rinj ndërsa kureshtja për t’a provuar atë duket se po përhapet edhe te fëmijët.  

Dhe, kjo kishte vetëm një konkluzion : “ Ngaqë trafikimi dhe nxjerrja e sasisë së lëndëve narkotike, jashtë shtetit, me forcimin e rrugëve ilegale, nëpërmjet kufirit tokësor, detar dhe ajëror, është bërë rrezik për trafikantët- lenda narkotike, tani shitet fare lirisht dhe përdoret me të madhe brenda territorit të Shqipërisë,”

Çka ky është një fenomen dhe problem që as Qeveria dhe as kërkush nuk po merret me të: “ Kriza e Shoqërisë shqiptare nuk njeh moshë, të gjithë po preken dhe për pasojë po humbasin edhe vlerat familjare dhe shoqërore si edhe ato morale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat