Çfarë nuk u pa në TV gjatë ceremonisë zyrtare të Metës si President?

Shqipëria

Çfarë nuk u pa në TV gjatë ceremonisë zyrtare të Metës si President?

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 20:47
3 fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi

Pasditen e sotme Ilir Meta kreu betimin si Presidenti i ri i Shqipërisë dhe i 10-ti në historinë e vendit. Ceremonia filloi nga salla e Kuvendit për tu zhvendosur më pas në godinën presidenciale.

Mes gjithë pjesëmarrësve binte në sy Monika Kryemadhi, gruaja e Metës, e cila nuk ka preferuar të zërë pozitën e Zonjës së Parë, por të vazhdojë si deputete dhe si kryetare e LSI-së.

Ndërkohë që 3 fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi, djali Besari, vajzat Bora dhe Era, qëndronin si të ftuar nderi në “ballkonin” e sallës së Kuvendit, Monika ishte e pozicionuar në karrigen e deputetes në grupin parlamentar.

Image

E gjithat edhe në ceremoninë zyrtare në dyert e Presidencës ku presidenti në ikje bashkë me bashkëshorten, Odeta, përshëndeti Metën, ky i fundit ishte vetëm.

Por jo vetëm kaq, edhe në pritjen e të ftuarve të nderit, Meta shoqërohej vetëm nga tre fëmijët dhe Monika parakaloi si e ftuar duke përshëndetur familjen.

A ndodh një gjë e tillë në vendet tjera? Parashikon Kushtetuta ndonjë dispozitë e veçantë për një situatë të tillë apo presidenti është një karrige fiktive në Shqipëri?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat