Monika Kryemadhi si “Zonjë e Parë”. Meta: Nuk vihet kollaj në rresht, e ka bërë zgjedhjen

Shqipëria

Monika Kryemadhi si “Zonjë e Parë”. Meta: Nuk vihet kollaj në rresht, e ka bërë zgjedhjen

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 21:41
Presidenti Ilir Meta

Pak pasi mori postin e kreut të Shtetit, Ilir Meta dha intervistën e parë televizive.

Duke folur në “Top Story”, Meta u përgjigj nëse Monika Kryemadhi do jetë “Zonja e Parë”

Sipas tij Monika e ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që u zgjodh President.

“Mendoj se personi për të cilin ju flisni nuk vihet aq kollaj në rresht. Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që un jam zgjedhur President, duke bërë të qartë se do ishte një politikane aktive dhe duke bërë të qartë se nuk do ishte Zonjë e Parë.

Pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme janë një mesazh i qartë se Presidenti dhe Presidenca nuk do të ndikohet nga askush, a as për qëllime të caktuara politike”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat