Si do të sillet Ilir Meta me qeverinë e re të Edi Ramës që do të konstituohet në shtator.
Kësaj pyetje Ilir Meta i dha përgjigje në Top Story duke theksuar se do veprojë vetëm sipas Kushtetutës.
“Unë do përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese. Do pres konstituimin e parlamentit të ri. Duhet të prisni veprime tërësisht kushtetuese, institucionale, demokratike dhe transparente”, tha Meta.