Kujdes! Çadrën fute në çantë, priten reshje shiu

Shqipëria

Kujdes! Çadrën fute në çantë, priten reshje shiu

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 23:02
ilustrim

Nga dita e martë, zonat veriore paraqiten me intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqiten zonat qëndrore dhe jugore.

Sipas “Meteoalb”, mesdita sjell shtim të vranësirave në Veri dhe Qendër duke bërë që në Veri të bien shira me intensitet mesatar por shira të pakët do ketë edhe në zonat Qëndrore. Zonat Jugore mbeten me kthjellime e kalime vranësirash të herë pas hershme.

Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në gjithë territorin duke bërë që orët e para të së mërkurës, pjesa më e madhe e vendit të dominohet kryesisht nga vranësira dhe shira të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit do të pesojnë rënie të ndjeshme duke bërë që maksimumi në rang vendi të ulet në 30–31 gradë C. Ndërsa pritet forcim i erës deri 35 km/h nga drejtimi perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 – 3 ballë.

Sipas “Meteoalb”, më 26 Korrik, moti paraqitet me vranësira të shpeshta dhe shira në pjesën më të madhe të territorit. Rrezikohen dhe zonat bregdetare. Dita e martë sjell edhe rënie të temperaturave. Më e ndjeshme, rënia do të jetë të mërkurën.

Më 27 korrik, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore.

Ndërsa më 28 korrik, moti ri-sjell dominim të kthjellimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat