Bora, “Zonja e Parë” e vëmendjes në ceremoninë e Presidentit Meta!

Shqipëria

Bora, “Zonja e Parë” e vëmendjes në ceremoninë e Presidentit Meta!

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 17:58
Bora dhe Ilir Meta

Ajo tërhoqi vëmendjen e kamerave, audiencës, dhe u bë personazhi i ditës, pasi do të jetë ndoshta Zonja e Parë më e re jo vetëm në historinë shqiptare. Bora, vajza e madhe e Presidentit të vendit, Ilir Meta duket se do të gëzojë statusin pas të cilit nëna e saj Monika Kryemadhi duket se nuk u josh aspak. Teksa, u shfaq dje në ceremoninë e marrjes së Presidencës të babait të saj, ajo dukej më sharmante se kurrë!

E veshur me një fustan të zi elegant, Bora ngjante në formë të shkëlqyer! Nuk ishte më aspak ajo vajza e turpshme që kishte drojë para mediave, kur u pyet nga gazetarët ditën e zgjedhjeve, në 25 Qershor. Pas thuajse një muaji Bora kishte ndryshuar. Ajo ishte rritur dhe bërë një zonjushë e vërtetë, e denjë për statusin që do të mbajë. Po aq me sqimë ishin veshur dhe vëllai dhe motra e saj, Besari dhe Era! Familja Presidenciale shkëlqeu në foton zyrtare, ndërsa zonja e familjes, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndrinte mes të ftuarve, vend prej të cilit ndoqi edhe ceremoninë.

Image
Presidenti Meta me fëmijët e tij
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat