Reagon Mziu: Veliaj gënjen, po tenton të fshehë aferën e radhës, në Kamëz një familje paguan 1000 lekë ujë

Shqipëria

Reagon Mziu: Veliaj gënjen, po tenton të fshehë aferën e radhës, në Kamëz një familje paguan 1000 lekë ujë

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:01
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka përgënjeshtruar kryebashkiakun e Tiranës në lidhje me justifikimin e çmimit të ujit në Tiranë.  Mziu tha se : ” në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë. Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim. Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!”, shtoi ai.

Reagimi i plotë

Erion Veliaj gënjen në mënyrë të paturpshme për Bashkinë Kamëz teksa mundohet të justifikojë ngritjen e çmimit të ujit në Tiranë. I gjendur ngushtë përballë presionit qytetar dhe këshilltarëve bashkiakë, Veliaj po tenton të fshehë ndonjë aferë të tij teksa mundohet dhe rreket të justifikojë se edhe në Kamëz paguhet shtrenjtë uji. Nuk është aspak e vërtetë; në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë. Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim. Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat