KQZ shpall rezultatin përfundimtar, PD e konteston

Shqipëria

KQZ shpall rezultatin përfundimtar, PD e konteston

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:27

(E plotesuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të mërkurë tabelën me rezultatin përfundimtar të mandateve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Por, opozita e konteston atë. Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, procesi ishte i blërë. 

“Zgjedhjet që sapo u mbyllën, pra ato të 25 qershorit, ishin një ngadhënjim i paligjshmërisë dhe i parasë së krimit dhe drogës, fryt i presionit të të gjithë makinerisë shtetërore të gërshetuar me bandat. Dëshmitë për këtë janë tronditëse, fshat më fshat dhe qytet më qytet, votat u blenë masivisht nga partitë në pushtet. Aq shumë euro janë hedhur për këto zgjedhje, saqë pati edhe një zhvlerësim të saj, të pahasur më përpara, çka alarmoi madje edhe Bankën e Shqipërisë”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji i tha se Partia Demokratike e kishte vetë procesin nën kontroll. 

“Qeveria shqiptare nuk përdor asnjë aset të saj në lidhje me fushatën elektorale. Kryeministri legjitim, i zgjedhur me votë jep pothuajse gjysmën e qeverisë, postet më të rëndësishme opozitës, i dha ministrinë më të rëndësishme, Ministrinë e Brendshme, i dha Ministrinë e Financave, i dha disa agjenci të rëndësishme në lidhje me punësimet dhe në anën formale ishte opozita e cila kontrollonte procesin zgjedhor në Shqipëri dhe jo qeveria”, tha ai.

Zgjedhjet e qershorit: PS mori 764 mije vota, PD 456 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin zyrtar për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017.

Në unanimitet me 7 vota pro dhe asnjë kundër u miratua sot tabela përmbledhëse dhe shpërndarja e mandateve në bazë të qarqeve.

Image
Rezultati
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat