Rama ndalohet në Holandë, reagon Berisha: U ndalua si i dyshuar në aeroport

Shqipëria

Rama ndalohet në Holandë, reagon Berisha: U ndalua si i dyshuar në aeroport

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:15
Rama në aeroportin e Holandës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në Facebook, ku shfaqet Kryeministri Edi Rama në aeroportin e një vendi të Bashkimit Europian.

Sipas Berishës, Rama udhëtoi me avion privat nga Rinasi drejt një vendi të BE, por është ndaluar nga autoritetet për kontroll në aeroport.

“Parmbrëmë vonë u nis me çarter privat si Sheik nga Shqipëria por bllokohet si suspekt gjatë një kontrolli nga policia në aeroportin e një vendi të BE!

Nuk dihet nëse çarterin e paguan takspaguesi shqiptar apo dikush e peshoi në çarter Noriegën shqiptar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook. Sipas fotos të publikuar nga ish-Kryeministri Berisha, Rama duket i veshur casual dhe me atlete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat