Demiraj zbret në terren, shkatërrohen parcela të tëra me kanabis në Tepelenë, mijëra rrënjë drogë

Shqipëria

Demiraj zbret në terren, shkatërrohen parcela të tëra me kanabis në Tepelenë, mijëra rrënjë drogë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:37
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në këto momente në Tepelenë, ku janë zbuluar parcela të shumta të mbjella me kanabis sativa.

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka monitoruar në terren operacionin për shkatërrimin e më shumë se 2 mijë rrënjë kanabis në Tepelenë.

Policia e Shtetit është duke kryer një operacion të suksesshëm në fshatin Nivicë (Tepelenë) në zonën e thepisur të quajtur Baçkovë për shkatërrimin e mbi 2 mijë rrënjëve kanabis, kubikë e fishekë.

Operacioni është drejtuar në terren nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtori i SHÇBA, dhe monitoruar ne terren nga Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Ministri Demiraj është i vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat