Ministrja bullgare: Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para

Shqipëria

Ministrja bullgare: Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 14:28
Takimi Zaharieva-Bushati

Ministrja e Jashtme bullgari, Ekaterina Zaharieva, në konferencën e përbashkët me homologun e saj, Ditmir Bushati tha se prioritet i Bullgarisë gjatë presidencës së BE-së, do të jetë edhe zgjerimi.

Duke u ndalur tek investimi më i madh i ndërkombëtarëve në Shqipëri, tek reforma në drejtësi, Zaharieva tha se ajo kërkon kohë, por sërish ka dhënë rezultatet e para.

Nga ana e tij, kryediplomati shqiptar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe falenderoi homologen bullgare për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian.

Bullgaria merr kryesimin e Bashkimit Europian më 1 janar të vitit të ardhshëm, menjëherë pas Estonisë që e merr më 1 korrik pas dorëzimit të Maltës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat