Flet drejtori i Aeroportit të Kukësit: Nuk jam arrestuar, sulm politik ndaj meje

Shqipëria

Flet drejtori i Aeroportit të Kukësit: Nuk jam arrestuar, sulm politik ndaj meje

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:08
Agron Xhafa

Përmes një statusi në “Facebook” drejtori i Aeroportit të Kukësit, Agron Xhafa ka përgënjeshtruar lajmin e dalë dje në media se është arrestuar.

Ai thekson se nuk ka abuzuar kurrë me ligjin dhe se sulmi ndaj tij është vetëm politik.

“Miqtë e mi!

Përgënjeshtroj lajmin e djeshëm. Nuk është e vërtetë që jam arrestuar. Respektoj hetimin dhe ju garantoj që e vërtetë do dali në shesh dhe do të verifikohet që s’kam kryer asnjë abuzim në detyrë. Jam prej 17 vitesh drejtues në funksione të ndryshme dhe nuk kam abuzuar kurrë me ligjin. Sulmi ndaj meje është politik. Jam i bindur që drejtësia do të bëj punën e saj të pavarur dhe të pandikuar nga politika.

Ju përqafoj

Gon Xhafa”, thuhet në deklaratë.

Dje mediat raportuan se Agron Xhafa ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka paguar fiktivisht 70 punonjës pa qenë në punë. /E.SH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat