Vasili: Qeveria të heqë dorë nga fasada, të investojë për ujin e pijshëm

Shqipëria

Vasili: Qeveria të heqë dorë nga fasada, të investojë për ujin e pijshëm

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:55
Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku shprehet se qeveria duhet të heqë dorë nga fasada dhe se duhet të investojë për ujin e pijshëm.

“Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës. Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç’do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të. Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve. Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë”, nënvizon Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat