Ekonomi: Shqipëria, destinacion turistik që vizitohet nga turistë nga e gjithë bota

Shqipëria

Ekonomi: Shqipëria, destinacion turistik që vizitohet nga turistë nga e gjithë bota

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 17:30
Milva Ekonomi

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik që vizitohet përgjatë gjithë vitit prej turistë nga e gjithë bota.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomit, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi shpërndau të mërkurën një video me përshtypjet e 3 turistëve nga Suedia

“Turistët nga Suedia sapo janë kthyer nga Alpet Shqiptare dhe po qëndrojnë në bregdetin e Adriatikut, një kombinim perfekt i produktit turistik shqiptar”, shkruan ministrja Ekonomi në rrjetin social, ‘facebook”.

Ekonomi shprehet se 2017 pritet të jetë një vit edhe më i mbarë për industrinë e mikëpritjes në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat