Legalizimet, si hipotekohen pallatet

Shqipëria

Legalizimet, si hipotekohen pallatet

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 07:34
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame në një intervistë për Ora News deklaroi se se sfida e institucionit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme është që t’i jepet fund procesit të legalizimeve. “Sfida e këtij mandati për institucionin e ALUIZNI-t dhe për qeverinë është përmbyllja e procesit të legalizimeve si një histori e së shkuarës. Unë e kam bërë si batutë që do të doja të isha drejtori i fundit i ALUIZNI-t, nuk e di në do vërtetohet kjo apo jo? Në këtë mandat mbyllet historia e fjalës legalizimeve”, tha Lame, duke e cilësuar dhe si një premtim për qeverinë e PS-së. Problematikë kryesore, sipas tij, mbeten legalizimet e pallateve të braktisura, një proces që ka nisur që në janar. “Tani vjen një pjesë shumë më e vështirë, që do të thotë përgjithësisht zonat informale e mbyllën procesin e legalizimeve dhe zonat informale vërtet ishin shumë dhe masive por ishin dhe disi më të thjeshta. P.sh në Bathore, është një zonë informale ka shumë pak probleme konfliktesh mes qytetarëve, në një kohë kur futesh në qytet, kur futesh brenda problematikave të qyteteve tradicionale, problematikat bëhen më të paimagjinueshme. Një problematikë e këtij lloji ishte ajo që ne filluam vumë rrugën e zgjidhjes në janar që ishte legalizimi   i pallateve të braktisura”, tha më tej ai. Gjithashtu Lame i bëri thirrje banorëve në mënyrë që procesi të përshpejtohet rruga më e mirë është banorët të paraqiten dhe të kërkojnë procesin e legalizimit, që nënkupton marrjen e tapisë për pallatet. “Procesi është jashtëzakonisht i bukur edhe i vështirë. Imagjinoni se sa çfarë problematikash kanë qytetarët që kanë shitur e rishitur banesat. Procesi vazhdon me shumë impenjim nga agjencitë tona. Pallatet shumë problematike, po e them me emër janë pallatet e Klarës, histori më vetë e procesit. Hajdeni na ndihmoni me procesin e pallateve të tjera. Unë po ju them, hajdeni të kryejmë ne procesin. Pallatet e Klarës ishin të 96, vetëm 21 vjet. Janë objekte pafund. Të ndara në grupe, por sipas një faktori të vetëm që është  bashkëpunimi i qytetarëve me ALUIZNIn. Nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë me personat që kanë komshi dhe nuk bëhen bashkë dhe na thonë se ne nuk e zgjidhim dot, si mund të bashkëpunojnë ata dhe ta zgjidhin me ALUIZNI-n problemin”, pohoi Lame. Kreu i këtij institucioni gjithashtu kërkoi me forcë që qytetarët të ndikojnë te ato pronarë pallatesh që i njohin dhe që t’i drejtohen ALUIZNI-n, pasi vetëm kështu shpejtohet procesi dhënies së certifikatave të pronësisë. “Është shumë me thjeshtë nga ana e procedurës me ndërtuesin e firmës, sepse i kanë praktikat e dokumentet, se sa të merresh me 70 apo 90 familje, që duhet të paraqesin një numër të madh dokumentesh”, vijoi Lame. Janë rreth 30 mijë apartamente që do të marrin tapinë e shtëpisë pa asnjë kosto. Janë disa kategori pallatesh që presin të legalizohen. Pjesa më e madhe e përfituesve, rreth 1230 pallate, janë në Tiranë. Objektet janë ndërtuar pa leje, kanë shkelur lejet duke ndërtuar shtesa, ose ndërtuesi ka vdekur, ose është zhdukur pa përmbushur detyrimet për pajisjen me hipotekë të apartamenteve. Ndërsa bëri të ditur se në kuadër të reformës së re do të ketë ristrukturim të institucioneve të ALUIZNI-t. Gjithashtu ristrukturimi prek edhe ato institucione që merret me trajtimin e pronave, siç janë edhe hipotekat.

Rastet me shkelje që do të përfitojnë

Procedurat e legalizimit të objektit me leje ndërtimi, në të cilin janë kryer shtesa anësore dhe/ose në lartësi ose ndryshim i funksionit të hapë- sirave, kryhen në favor të poseduesve (si porositës apo pronarë trualli, sipas kontratave të porosisë/sipërmarrjes ose aktmarrëveshjes) në rastet e mëposhtme: a) Subjekti ndërtues/investitori është në kushtet e nenit 99 (ose 187) të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar; ose: b) Subjekti ndërtues/investitori nuk dorëzon brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga data e njoftimit dokumentacionin e kërkuar zyrtarisht nga ALUIZNI sipas ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, ose nuk shlyen, brenda të njëjtit afat, detyrimet financiare sipas nenit 43, të të njëjtit ligj. Këtu përfshihet dhe rasti kur subjekti rezulton me veprimtari të pezulluar prej të paktën 1 viti, sipas informacionit të administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit; ose: c) Subjekti ndërtues/investitori nuk ka paraqitur aplikim për legalizim, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat