Zgjidhja: Qytetarët të çohen në këmbë, po vidhen !

Shqipëria

Zgjidhja: Qytetarët të çohen në këmbë, po vidhen !

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 07:47
Koço Kokëdhima

Partia ZGJIDHJA ka bërë thirrje që qytetarët të çohen e të protestojnë kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për rritje të çmimit të ujit. Duke e cilësuar si një vendim, i cili nuk ka marrë ende formë të prerë, ZGJIDHJA bën thirrje për organizimi masiv të qytetarëve, për ta ndaluar këtë akt pabesie. Sipas partisë, e cila drejtohet nga Koço Kokëdhima, shtesa në çmimin e ujit nuk përkthehet me furnizim 24 orë, por me hajdutërinë e politikanëve për të zhvatur qytetarët. “Kemi vetëm një rrugë: të çohemi të gjithë në këmbë dhe të kundërshtojmë!”, është apeli i ZGIDHJES.

Thirrja

ZGJIDHJA për qytetarët! Të gjithë në këmbë ju çohuni! PS me ndihmën e dy këshilltarëve të LSI-së e rritën në mënyrë drastike çmimin e ujit. Tani UKT do të marrë 120 milionë euro borxhe. Si fillim, shuma prej 25 milionë euro do shkojë në xhepat e atyre që rritën çmimin e ujit. Pyetini sipërmarrësit dhe kontraktorët e punëve publike në Tirane e gjetkë: pa parapaguar të paktën 20 për qind të vlerës te projektit, nuk fitojnë dot asnjë punë. ZGJIDHJA e denoncoi planin për rritjen e çmimit të ujit. Ky është plan i politikanëve për të vjedhur popullin e thjeshtë. ZGJIDHJA do qëndrojë në krye të rezistencës së qytetarëve. Ajo nuk do pajtohet asnjëherë me këtë vepër të ulët e të pabesë. ZGJIDHJA fton të gjithë qytetarët të mos e konsiderojnë të mbyllur çështjen e rritjes së çmimit të ujit dhe të organizohen për ta rrëzuar këtë vendim të bashkisë së Tiranës. Sa më i shtypur e i varfër populli, aq më e lumtur kasta sunduese e pashpirt dhe e korruptuar! Kemi vetëm një rrugë: Të çohemi të gjithë në këmbë dhe të kundërshtojmë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat