Prishja e godinave në Dhërmi, reagon deputeti grek: Shqipëria bën çdo gjë që të mos hyjë në BE

Shqipëria

Prishja e godinave në Dhërmi, reagon deputeti grek: Shqipëria bën çdo gjë që të mos hyjë në BE

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 12:17
Stefanos Gikas

Autoritetet shqiptare po shkelin të gjitha konceptet ligjore”, tha deputeti grek i partisë “Demokracia e Re”, Stefanos Gikas, pas prishjes së disa ndërtesave në Dhërmi, të cilat ai i quajti “prona të popullsisë greke”.

“Kam frikë se qeveria shqiptare duke shkatërruar pronat që i përkasin minoritetit grek pa pritur edhe vendimet e gjykatës, nuk e kupton seriozitetin e veprimeve të saj, që kanë të bëjnë kryesisht me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Siç e dimë, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, e përcaktuar dhe nga Këshilli i Ministrave të BE-së, është kusht thelbësor për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë”, ka thënë ai.

Deputeti grek thekson gjithashtu se me këto veprime, qeveria shqiptare duket se po bën çdo gjë që të mos anëtarësohet në BE, raporton panorama. 

“Për fat të keq, ditët e fundit autoritetet shqiptare kanë prishur në Dhërmi prona që i përkasin anëtarëve të minoritetit grek. Këto veprime duhet të marrin përgjigje nga pala greke, sigurisht edhe nga Bashkimi Europian. Përfundimisht Shqipëria po bën çfarë të mundet që të mos hyjë në BE”, shprehet deputeti grek Stefanos Gkikas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat