Pak javë përpara vettingut, 7 gjyqtarë e prokurorë të dorëhequr

Shqipëria

Pak javë përpara vettingut, 7 gjyqtarë e prokurorë të dorëhequr

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 14:07
Gjykata e Lartë

Ndërsa procesi zyrtar i vettingut pritet të fillojë në shtator, deri më tani 7 prokurorë e gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen për t’iu shmangur verifikimit të figurës.

Pjesa më e madhe e dorëheqjeve vijnë nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e prokurorët e dorëhequr janë:

Sulejman Tola, prokuror nga Kruja;
Ilir Çeliku, gjyqtar nga Gjykata e Apelit në Shkodër;
Ilir Pashaj, gjyqtar nga Gjykata e Elbasanit;
Mirela Fana, gjyqtare nga Gjykata e Lartë;
Eritan Shehu, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë;
Adnand Berdica, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë;
Etleva Sherifi, ndihmë juridike nga Gjykata e Lartë;

Sipas nenit 56, pika 1 e ligjit të Vettingut, zyrtarët e sistemit të drejtësisë lejohen të japin dorëheqjen brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Ligji i vettingut u botua në fletoren zyrtare më 30 gusht 2016, e siç parashikohet, ai hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit, pra më 14 shtator. Kjo bën që afati përfundimtar për të dhënë dorëheqjen e për të mos u përfshirë në procesin e verifikimit të figurës ishte 14 dhjetori 2016.

Duke qenë se asnjë nga 7 zyrtarët e përmendur më sipër nuk e ka dhënë dorëheqjen brenda këtij afati, ata duhet t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Megjithatë Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim përfundimtar për të drejtën e dhënies së dorëheqjes më 28 shtator, pas një ankesë të bërë nga Bashkimi i Gjyqtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat