Fillojnë dorëheqjet në masë të drejtorëve pas urdhërit të Ramë

Shqipëria

Fillojnë dorëheqjet në masë të drejtorëve pas urdhërit të Ramë

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 17:08
Kryeministri Edi Rama

Pas urdhërit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, 35 drejtorët e Hipotekave kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet.

Burime nga Drejtoria Qendrore e Hipotekave bëjnë të ditur për Tv Klan se thuajse të gjithë i kanë paraqitur aktet e largimit vullnetar nga detyra.

Kryeministri u kërkoi publikisht të largohen nga postet, për shkak të performancës së dobët në përgjigjet për shqetësimet e qytetarëve, në regjistrimet e pasurive.

Kreu i Qeverisë tha se zvarritja e punës ishte pasojë e mosnjohjes se ligjit, mungesës së arsimit apo për arsye korruptive.

Zyra e Hipotekave është një prej institucioneve më të kritikuar nga Kryeministri. Kritika ka pasur edhe ndaj Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ku edhe aty kanë nisur dorëheqjet në radhët e drejtuesve.

Ministria e Financave konfirmoi për Tv Klan dorëheqjen e 4 zyrtarëve të lartë të Tatimeve, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor dhe 3 Drejtorëve Rajonal të Hetimit, në Tiranë, Fier dhe Shkodër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat