Seks me dashnorin në sy të fëmijëve, reagon nga SHBA bashkëshorti i tradhtuar

Shqipëria

Seks me dashnorin në sy të fëmijëve, reagon nga SHBA bashkëshorti i tradhtuar

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 20:12
Pjese nga videoja

Pas video-skandalit të publikuar sot në media, ku një grua e re në Koplik "u kap mat me dashnorin” në krevat duke kryer veprime të turpshme në sy të fëmijëve, vjen reagimi i bashkëshortit të saj.

Bashkëshorti që jeton prej katër vitesh në SHBA deklaron hapur për News 24 se ishte ideja e tij që e shoqja të filmohej për të konfirmuar dyshimet jo për tradhtinë sesa për faktin që gjithçka zhvillohej në sy të fëmijëve: 

Si i keni pasur marrëdhëniet para se të largoheshit 4 vjet më parë në SHBA?
Para se të ikja në SHBA kam pasur marrëdhënie të mira, normale, të qeta. Komunikonim normalisht. Nuk kishim probleme.

A keni dyshuar para se të largoheshit për tradhti?

Jo, s’kam pas dyshime. Më pas më kanë lindur dyshimet pasi ika sepse sa herë i bija telefonit e gjeja të zënë. Thoshte ‘jo po flisja me vëllain’, ‘me këtë’ e ‘me atë’.

Çfarë kërkoni nga Gjykata?

Vetëm drejtësi. Kërkoj dënimin e saj, të shkojë në burg dhe fëmijët të kthehen në shtëpi.

E kujt ishte ideja për vendosjen e kamerave?
Ideja ishte e imja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat