Durrës, pritet mbërritja e tragetit nga Ankona që pësoi defekt

Shqipëria

Durrës, pritet mbërritja e tragetit nga Ankona që pësoi defekt

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 07:47
Targeti

Njëri prej trageteve të linjës Ankona-Durrës ka pësuar defekt dhe si pasojë do të vijë me shumë vonesë në portin e Durrësit.

Mediat shqiptare bëjnë me dije se trageti "Bridge" ka pësuar defekt në njërin prej motorëve, në det të hapur. Për këtë arsye momentalisht po lundron me shpejtesi të reduktuar.                        

Mësohet se trageti është nisur nga Ankona në orën 21.34 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa orari i parashikuar për nisje ka qenë ora 19.00.  Fillimisht trageti ka ndaluar në ujërat italiane kur është konstatuar defekti, ndërsa tani po ecën ngadalë.                       

“Mendohet se trageti me e 800 pasagjerë, 150 makina dhe kamionë do të ankorohet në Durrës mëngjesin e ditës së diel",- u shprehën burime nga kapiteneria e Durrësit.

Normalisht lundrimi nga porti i Ankonës deri në portin e Durrësit zgjat rreth nga 18 orë deri në 20 orë maksimumi , ndërsa në këtë rast trageti do të mbërrijë me rreth 10 orë vonesë, pra pas rreth 28 apo 30 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat