Qytetari sherr me përfaqësuesit të Aluizni-t në sy të Ramës: Gënjen, është mashtrues z.Kryeministër

Shqipëria

Qytetari sherr me përfaqësuesit të Aluizni-t në sy të Ramës: Gënjen, është mashtrues z.Kryeministër

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 11:39
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Fierit në një dëgjesë publike. Një prej qytetarëve i kërkoi ndihmë Ramës për t’i zgjidhur problemin për legalizimin e shtëpisë

Ai i parashtroi kërkesën se ka bërë pagesën për legalizimin e shtëpisë dhe akoma nuk ia kanë dhënë madje përmendi dhe emrin e personit të cilit i ka paguar lekët.

Ndërsa një përfaqësues i AluizniT, është ngritur duke thënë që toka është në pronësi të një pronari tjetër dhe janë në proces gjyqësor.

Ndërsa nga ana e tij Rama, vazhdimisht ka ndërhyrë në debatin mes tyre dhe i është drejtuar qytetarit që të mos flasë pasi do te degjuam

Përfaqësuesi i Aluizni-t: Personi ka  bërë aplikim, hipoteka në atë zonë nuk ka pasur azhornim në atë moment. Zotëria shkon në hipotekë, më pas ka shkuar edhë në gjyq dhe me Aluizni-n.

Qytetari: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeminisër

Përfaqësuesi i Aluizni-t: Është në proces gjyqësor pronari i tokës tani. Dosjen ja kanë hapur pronarit.

Rama: Jepja mikrofonin tjetrit, se të dëgjua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat