Edi Rama shkarkon të gjithë drejtorët e spitaleve në vend

Shqipëria

Edi Rama shkarkon të gjithë drejtorët e spitaleve në vend

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 16:50
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur sot se do të largojë të gjithë drejtorët e spitaleve në vend.

Sipas tij, ata do të largohen sepse nuk e kanë menaxhuar siç duhet situatën dhe sipas tij, “spitalet nuk janë shembull pastërtie dhe higjiene”.

Sipas Ramës, spitalet janë keqmenaxhuar nga drejtorët, që vetë qeveria e drejtuar nga Edi Rama janë emëruar e sot po ky i shkarkon. Vendimi për shkarkimet është bërë në një takim të Ramës me drejtuesit e sistemit shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat