“S’dua ta bëj qesharake figurën tuaj”, Rama: Tre drejtorët që s’do dorëhiqen, por dhe ata…

Shqipëria

“S’dua ta bëj qesharake figurën tuaj”, Rama: Tre drejtorët që s’do dorëhiqen, por dhe ata…

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 17:38
Edi Rama

Rama u është drejtuar me një gjuhë mjaft të ashpër drejtueseve të spitaleve rajonale dhe bashkiakët pasi nuk kane bere kërkese për mungesën së specialisteve nëpër spitale si dhe për sorollatjet e pacientëve.

“Më thoni ju tani që kush mban përgjegjësi për këtë? Ata do të paguhen 100 mijë lekë në ditë dhe të përcjellin eksperiencë dhe sidomos në ato spitale ku ka vakume të rëndësishme për specialitete. Jo vetëm mbani përgjegjësi për mosbërjen e kërkesave, por ju mbani përgjegjësi dhe për njerëzit që vijnë në Tiranë më shpenzime për mjekim, dhe mbani përgjegjësi për mbingarkesën e spitaleve këtu. Kjo vjen sepse ju nuk bëni kërkese për ta sjellë mjekun nga Tirana tek pacienti. Dhe për me tepër gatishmëri e mjekëve dhe e tre drejtueseve të spitaleve të Tiranës është e plotë” tha Rama.

“Largimi juaj menjëherë nesër nga detyra nuk është zgjidhje e këtij problemi është vetëm fillimi i zgjidhjes.

Unë pres mirëkuptimin e tuaj dhe iu kërkoj që të japin dorëheqjen e menjëhershme, të gjithë drejtueseve të spitaleve rajonalë dhe bashkiakë. Por çdo ekip drejtues në çdo spital përfshirë dhe tre drejtueset e Tiranës sepse unë nuk kam si tu them që të japin dorëheqjen sepse kam sy dhe kam veshë, do ti nënshtrohen një konkursi publik.

Ju e dini me mirë se unë por nuk doja ta beje qesharake figurën  tuaj sot, për lidhjet e gjakut dhe se si janë të punësuarit dhe të gjitha stafet infermierore në shëndetësi. Nje gje e tille nuk do te ndoshe me”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat