4 ditë pas shpërthimit në Velipojë/Ç'po ndodh me Hektorin, djalin e djegur në 70% të trupit?

Shqipëria

4 ditë pas shpërthimit në Velipojë/Ç'po ndodh me Hektorin, djalin e djegur në 70% të trupit?

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 18:24
Hektor Zenuni

Kur kanë kaluar katër ditë nga shpërthimi në Velipojë, ku Hektor Zenuni u plagos dhe babai i tij ndërroi jetë pas djegieve të rënda të marra në trup, familjarët e Hektorit kanë vendosur ta dërgojnë atë për mjekim të specializuar në Turqi.

Shefi i repartit të djegie plastikës në QSUT, Gjergji Belba konfirmoi se 33 vjeçari është lejuar të dërgohet për një mjekim më të specializuar. Edhe pse i djegur në 70% të trupit, sipas Belbës, i riu ishte në gjendje të stabilizuar, i ndërgjegjshëm, por plagët e shkaktuara nga zjarri e mbajnë akoma në një gjendje të rrezikuar për jetën.

Zejnuni mësohet të jetë nisur mesditën e sotme për në Turqi me shpenzimet e familjarëve.

I ati i tij, Besnik Zejnuni, ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës pasi nuk i rezistoi djegieve. Për shpërthimin i cili lëndoi dhe 20 persona të tjerë prokuroria nisi hetimet ndërsa sipas raportit të inspektoratit teknik shkak u bë rrjedhja e gazit në cisternën 1 000 litërshe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat