Rama kthen aplikimet për zyrën e re të bashkëqeverisjes: S’keni dërguar letrat e motivimit

Shqipëria

Rama kthen aplikimet për zyrën e re të bashkëqeverisjes: S’keni dërguar letrat e motivimit

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 10:23
Edi Rama

Kryeministri Rama ka njoftuar në “Facebook” se pjesa më e madhe e aplikimeve për t’u bërë pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes nuk plotëson kriteret, pasi nuk ka letër motivimi dhe dy rekomandime.

Përmes një statusi në FB, Rama shkruan se duhen plotësuar këto që aplikimet të jenë të vlefshme.

STATUSI

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (2)

Deri sot ne oren 18:00, aplikimet e derguara ne adresen :[email protected] jane 48????

Megjithate, nga 48 aplikime ne total, vetem 11 kane bashkengjitur leter motivimi dhe asnje nuk ka nisur 2 letrat e kerkuara te rekomandimit per kandidaturen.

Qofte atyre qe kane aplikuar vetem me CV, apo edhe atyre me leter motivimi por pa letrat e rekomandimit, do t’u kthehet pergjigjje qe te plotesojne aplikimin e tyre pike per pike sipas kerkeses, per ta bere te vlefshem.

Te gjithe te interesuarve u lutemi te lexojne me vemendje postimin e shpalljes se interesit, per mbledhjen e kandidaturave per t’u bere pjese e skuadres se Platformes online te Bashkeqeverisjes me Njerezit e Zakonshem.

Eshte e domosdoshme qe çdo aplikant te plotesoje kerkesat per Letren e Motivimit + CV + 2 letra rekomandimi per kandidaturen e tij/saj. Perndryshe aplikimi do te perjashtohet si i pavlefshem.

Faleminderit!

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat