Vrasja e 22-vjeçarit, gjykata arrest me burg për 4 autorët

Shqipëria

Vrasja e 22-vjeçarit, gjykata arrest me burg për 4 autorët

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 13:24
Marvi Mihali

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për katër autorët e dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit, Marvi Mihali tre ditë më parë, pranë stadiumit Dinamo.

Gjykata ka lënë në burg autorin e dyshuar, Eugen Bitraj dhe bashkëpunëtorët e tij, Dejvi Bitraj Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç, të gjithë banues Tiranë.

Pritet që të qartësohet nëse autorët kishin njohje të mëparshme më viktimën dhe nëse ishin nën efektin e drogës. E ndërsa policia ende nuk e ka gjetur arkën e krimit, të cilën e kërkoi në lumin “Lana”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat