Luan Rama: Çfarë është bërë me listën e 124 kriminelëve?

Shqipëria

Luan Rama: Çfarë është bërë me listën e 124 kriminelëve?

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 13:25
Luan Rama

Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me listën e 124 kriminelëve të paralajmëruar nga minsitri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj por edhe kryeministri, Edi Rama.

Ai ka thënë se a është bërë  diçka në lidhje me këtë listë, a i ka kaluar prokurorisë, sepse mund të ndodhë thotë Rama me ironi që kjo listë të digjet nga zjarret.

Statusi i plotë

Çfarë po ndodh me listën e paralajmëruar të 124 kriminelëve të drogës?!…

E paralajmëroi Kryeministri, e pas tij e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm se kanë në dorë një listë me 124 emra kriminelësh që merren me kultivimin dhe trafikimin e drogës!
Po deri tani vetëm kaq! Ose të paktën për publikun asgjë më shumë…
Natyrisht që jo çdo gjë i duhet thënë publikut, pasi specifika e shërbimeve të këtij lloji imponon rregulla strikte të ruajtjes së sekretit profesional.
Por një gjë duhet të na e thotë Kryeministri:
A është, përkatësisht, a janë relatuar çështjet në Prokurori?
Dhe nga ana tjetër, çfarë po bën Prokuroria?
Kaq ditë pas shpalljes publike se ekziston një listë me emra trafikantësh të drogës, madje edhe të lidhur e suportuar prej policisë apo segmenteve të politikës, a ka ndërmarrë ajo ndonjë veprim procedurial qoftë edhe kryesisht?…
Sepse mund të ndodhë që zjarret që po djegin vendin, të djegin edhe listën e kriminelëve të drogës!
Prokuroria nuk është para ndonjë thashethemi, po para deklarimeve zyrtare e publike të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat