Basha nis konsultimet për emrat në funksionet e Kuvendit, ja kandidaturat

Shqipëria

Basha nis konsultimet për emrat në funksionet e Kuvendit, ja kandidaturat

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 16:40
Lulzim Basha

Edhe pse në vjeshtë Partia demokratike, do të fokusohen në analizën e zgjedhjeve të 25 qershorit, kryetari Lulzim Basha, po mendon për emrat që do e përfaqësojnë këtë forcë politike në organet e parlamentit që në seancën e parë të sesionit të ri Kuvendi do t’i duhet të miratojë anëtarët e organeve duke nisur nga kryesia, kryetarët e grupeve parlamentare, komisionet parlamentare, apo anëtarët e Byrosë.

Ashtu siç u rinovua me shumë se 50 për qind e grupit, pritet që rinkonfigurim dhe figura të Partisë Demokratike në funksionet parlamentare. Basha ende nuk ka përcaktuar kryetarin e grupit parlamentar ndonëse zgjedhja mund të jetë mes kryetarit aktual Edi Paloka apo deputetit Enklejd Alibeaj, ndërkohë si rrjedhojë e mos kandidimit të disa figuarve, ndryshime do të ketë edhe në kryesinë e grupit parlamentar të PD-së, kjo edhe për faktin se në komisionet parlamentare do të ulen emra të rinj. Ndërkohë si emra të mundshëm për nënkryetarë të grupit parlamentar janë Edmond Spaho, Eduard Halimi ose Gent Strazimiri, për zëdhënës grupi mund të vendoset mes Grida Dumëa dhe Oriola Pampurit.

Të gjithë këto emra bashkë me deputetët demokrat që do të drejtojnë komsione parlamentare apo do të jenë në postin e nënkryetarëve të komisioneve përbejnë kryesinë e grupit, ose siç njihet ndryshe si kryesia e vogël. PD do të beje ndryshime të rëndësishme në kosmionet parlamentarë, ku pas largimit të Majlinda Bregut, Komisionin e Integrimit pritet ta drejtojë deputetja Jorida Tabaku. Ndërkohë në komision parlamentarë të Ligjeve, opozitës i takon nënkryetari, dhe në këtë funksion pritet të rikonfirmohet Oerd Bylykbashi, po ashtu edhe ne Komisionin e Sigurisë Kombëtare si nënkryetarë do vijojë të mbetet deputeti Flamur Noka.

Në vend të Genc Rulit si nënkryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese do të emërohet deputeti i qarkut të Vlorës Agron Shehaj, ndërsa nënkryetar i komisionit të Jashtëm pritet të rikonfirmohet Aldo Bumçi. Nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë zgjedhja do të jetë mes Edmond Spahos dhe Florion Mimës. Ndërkohë Basha do të zgjedhë mes Tritan Shehut dhe Bardh Spahisë, për drejtues të komisionit të Shëndetësisë dhe Genc Pollos apo Luçiano Boçit për komisionin e medias . Ende nuk ka një vendim në Partinë Demokratike për sa i përket këtyre funksioneve, por burimet bëjnë me dije se kryetari Lulzim Basha, ka nisur konsultimet për të bërë përzgjedhjen, ashtu sikurse ka thirrur edhe deputetët apo ekspertët që do të merren me reformat e paralajmëruara pas marrëveshjes me Ramën siç është ajo zgjedhore apo reforma kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat