Akoma s'keni deklaruar adresën e saktë të banimit?! Kanë nisur gjobat e para

Shqipëria

Akoma s'keni deklaruar adresën e saktë të banimit?! Kanë nisur gjobat e para

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 15:23
Gjendja civile

43.000 familje kanë bërë ndryshimin e adresave në gjendjen civile prej shkurtit deri në 27 korrik 2017, kohë në të cilën skadoi dhe afati për të mos u penalizuar me 10 mijë lekë gjobë, penalitet i cili deri më tani është aplikuar për 40 raste.

Në një intervistë për ReportTv kreu i gjendjes civile Bledar Doraci, shprehet se duke parë fluksin e madh të kërkesave do ti drejtohen parlamentit me një kërkesë për të zgjatur afatin e amnistisë.

“Në muajt e parë ka qenë një fluks normal, por u vu re një rritje e konsiderueshme pas procesit të zgjedhjeve”, tha Doraci.Sipas Doracit Muaji korrik ka pasur fluksin më të madh të ndryshimeve në adresarët e gjendjes civile kjo pasi qytetarët janë informuar intensivisht.

“Duke vlerësuar numrin madh të kërkesave dhe fluksit, menjëherë me mbledhjen e kuvendit të ri, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të kërkojë një shtyrje afati prej 6 muajsh apo një viti”, u shpreh Doraci.

Ndalur tek shërbimet që kufizojnë qytetarët të cilët kanë adresa fitive Doraci shprehet se pa sistemimin e adresave, nuk përfiktohet vërtetimi banorë lagje që të jep mundësi për tu pajisur me kartën e rezidentit, apo regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte e shkolla.

“Atij do ti duhet të marri një vërtetim që është banorë i lagjes, nëse ai nuk e ka leje banimi në zyrën e gjendjes civile aty ku ka banimin ai nuk mund ta përfitojë vërtetimin. Nga ana tjetër, në Tiranë, ka filluar një projekt pilot për kartat e rezidentëve për parkimin e mjeteve aty ku ti je rezident, tëcilën nuk mund ta përfitosh nëse nuk je banorë me leje banimi aty ku banon”, nënvizoi Doraci.

Dhe pse zyrtarisht ende nuk ka një shifër reale se sa familje kanë adresë fiktive në regjistrin kombëtar burime për ReportTv nga Ministria e Brendshme bënë me dije se mbi 290 mijë familje rezulton me adresa fiktive dhe pritet që brënda vitit 2017 të sistemohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat